Çifti shqiptar humb jetën në një aksident në SHBA
Një aksident tragjik ka ndodhur në Cleveland, Ohio, më 11 nëntor, ku si pasojë kanë humbur jetën dy të rinj shqiptarë.
Çifti janë identifikuar si Samira Xhaferi dhe Albi Çela (të fejuar), transmeton Klankosova.tv.
Albi ishte 30-vjeçar, ndërsa e fejuara e tij ishte 27-vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale, ndërsa familjarët kanë hapur një fushatë në GoFundMe për t’i dërguar trupat e tyre në Shqipëri.