Djali i Thaçit për Hamzën: Lider me përvojë, vizion dhe integritet
Endriti, djali i Hashim Thaçit, ka uruar Bedri Hamzën për kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.
Në rrjetin social Instagram, ai ka thënë se Hamza ka veti që i duhen PDK-së, transmeton Klankosova.tv.
“Urime, zotëri Bedri Hamza, për kandidaturën për kryetar të PDK-së. Një lider me përvojë, vizion dhe integritet, vlera që i duhen partisë dhe Kosovës”, ka thënë Thaçi.
I njëjti e ka cilësuar garën e Hamzës si sukses për zhvillim, bashkim dhe besim të ri të PDK-së.