Gallapeni: Atmosfera është e shkëlqyer, duam të shkruajmë historinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon me intensitet përgatitjet për ndeshjen e parë vendimtare të këtij muaji në kualifikimet e Botërorit 2026 kundër Sllovenisë, e cila zhvillohet të shtunën në stadiumin “Stozice” në Lubjanë.

Atmosfera në kampin e Dardanëve është e shkëlqyer, derisa një nga futbollistët që ka shkëlqyer në këtë kampanjë kualifikuese është Dion Gallapeni.

Anëtari i skuadrës polake Widzew Lodz tha se këto dy ndeshje janë jetike për Dardanët dhe dëshirojnë të shkruajnë historinë.

"Sot ishte dita e katërt e stërvitjes dhe po përgatitemi maksimalisht për ndeshjen kundër Sllovenisë. Atmosfera në grup është shumë pozitive dhe përgatitjet po shkojnë në mënyrë perfekte".

"Këto dy ndeshje janë jetike për kombëtaren. Është një motiv shtesë për t’i luajtur sepse e dimë se nëse i fitojmë këto dy ndeshje do të arrijmë diçka historike për Kosovën".

"Sllovenia është një ekip shumë kompakt në mbrojtje, por edhe atyre u duhen tri pikët dhe po ashtu edhe ne shkojmë për tri pikë, kështu që shpresoj se do të jetë një lojë e hapur", tha Gallapeni.

Sllovenia dhe Kosova takohen në Stozice stadium në Lubjanë të shtunën me fillim nga ora 20:45.