Edi Rama filmohet në Romë në një bisedë të tensionuar në telefon

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është filmuar duke folur me ton të lartë në telefon, teksa po ecte në kryeqytetin italian, Romë.

Rama dëgjohet të thotë se “na keni kthyer një vit mbrapsht” dhe përmend fjalën “grup”.

Nuk dihet se kujt i është drejtuar kryeministri i Shqipërisë.

Videon e ka postuar edhe lideri i opozitës, Sali Berisha.

“Rrugëve të Italisë si….”, e përshkroi Berisha videon e Ramës.