Viktima e aksidentit në Gjermani është një 19-vjeçar nga Malisheva

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku si pasojë ka humbur jetën një 19-vjeçar me origjinë nga Kosova.

Komuniteti shqiptar në Gjermani ka njoftuar se viktimë e këtij aksidenti është 19-vjeçari Linor Krasniqi me origjinë nga fshati Drenoc i Malishevës, por që me familjen e tij jetonte prej vitesh në Gjermani, ku edhe kishte lindur, transmeton Zeri.info.

Postime të shumta në rrjetet sociale nga familjarë e miq kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e Linorit. /Zëri