Dyshohet se keqtrajtoi fëmijët, arrestohet një grua në Ferizaj
Një grua është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqtrajtim ose braktisje e fëmijës”, shkruan Zeri.info.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 5 nëntor të këtij viti.
Bëhet e ditur se për shkak të keqtrajtimit që i është bërë, njëri nga fëmijët edhe ka pranuar trajtim mjekësor, kurse e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Keqtrajtim ose braktisje e fëmijës
Ferizaj, 05.11.2025 - 14:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave, kosovarë. Njëri nga viktimat ka pranuar trajtim mjekësor, kurse me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Zëri