“Deep Space” drejt përfundimit, Prishtina po krijon hapësirë moderne mësimi me teknologji të avancuar

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se po shkon drejt përfundimit projekti “Deep Space”, një hapësirë moderne që synon të transformojë mënyrën e të mësuarit për fëmijët dhe të rinjtë e kryeqytetit.

Sipas Ramës, ky projekt do t’u ofrojë nxënësve mundësinë të mësojnë për tema si anatomia, astrologjia dhe fusha të tjera shkencore përmes teknologjive të avancuara, duke tejkaluar metodat tradicionale të arsimit.

“Përtej metodave të vjetëruara të arsimit, fëmijët tanë dhe të gjithë entuziastët do ta kenë një hapësirë ku do të mësojnë me teknologji super të avancuar.

Deep Space drejt përfundimit”, ka shkruar Rama në një postim në rrjete sociale.

Ky projekt konsiderohet si një hap drejt modernizimit të arsimit në Prishtinë, duke sjellë inovacion dhe përvojë interaktive për gjeneratat e reja.