Policia në Ferizaj ndëshkon tre shoferë, vozitën me mbi 120 km/h

Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë shqiptuar masa ndëshkuese ndaj tre shoferëve për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit rrugor, konkretisht për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.

Rastet e evidentuara nga Policia:

Më datë 11.11.2025, rreth orës 21:20, në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, në Babush në zonën me kufizim shpejtësie 50 km/h, është ndaluar shoferi A.B. (22 vjeç), i cili drejtonte automjetin VË Golf me targa vendore me shpejtësi 124 km/h.
Ndaj tij policia ka shqiptuar gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – heqje e patentë shoferit për 3 muaj.

Ndërkaq, më datë 12.11.2025, rreth orës 18:30, në rrugën transitore Shtime – fshati Belincë, në zonën me kufizim shpejtësie 60 km/h, janë ndaluar shoferët:

J.C. (39 vjeç), i cili drejtonte automjetin Audi me targa vendore me shpejtësi 123 km/h,

D.A. (26 vjeç), i cili me automjetin Audi me targa vendore zhvillonte shpejtësi 126 km/h.

Ndaj të dyve policia ka shqiptuar nga një gjobë prej 300 eurosh dhe masë mbrojtëse – heqje e patentë shoferit për 3 muaj.
Njërit prej tyre nuk i janë shqiptuar pikët negative pasi posedonte patentë shoferi të huaj.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, shenjat dhe rregullat e komunikacionit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.