Reagon gruaja e Memli Krasniqit pas dorëheqjes së tij nga posti i drejtuesit të PDK-së
Meliza Krasniqi, bashkëshortja e Memli Krasniqit, ka reaguar pas dorëheqjes së burrit të saj nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Në rrjetet sociale, Meliza ka reaguar vetëm me një emoji të një zemre të kuqe, duke shpërndarë dhe fotografinë e bashkëshortit të saj.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme, Krasniqi në një konferencë për media, konfirmoi zyrtarisht dorëheqjen e tij nga kryesia e PDK-së.
Krasniqi ka theksuar se është momenti i duhur sot që ai të largohet nga posti i drejtuesit të PDK-së.