Christopher Hill përfundon dëshminë: Ishte përvojë e veçantë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka përfunduar dëshminë e tij ish-diplomati amerikan Christopher Hill, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Hilli tha se ishte një përvojë e veçantë pjesëmarrja e tij në këtë proces gjyqësor, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ishte një përvojë e veçantë doja të them”, tha Hilli.

Ndërsa, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, i tha dëshmitarit se shpreson që kjo të mos jetë një përvojë e keqe.

“Shpresoj të mos ketë qenë një përvojë e keqe”, tha Smith III.

Ndërsa, Hilli ia ktheu duke i thënë se “kam pasur përvoja edhe më të këqija”.

Gjatë fundit të dëshmisë, për dëshmitarin pati disa pyetje edhe avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon. Për klientin e Dixonit, dëshmitari tha se nuk e ka parë dhe nuk e di se ku ka qëndruar.

Seanca pritet të vazhdojë pas pushimit me dëshminë e dëshmitarit të radhës.