Bletët mësojnë të lexojnë kodin e dritës në studimin e inteligjencës së insekteve

Sipas një studimi mbi inteligjencën e insekteve, studiuesit kanë trajnuar me sukses bletët që të dallojnë midis shkrepjeve të shkurtra dhe të gjata të dritës, një formë e thjeshtuar e kodit Morse, për të gjetur shpërblime sheqeri, botuar të mërkurën nga “Biology Letters”.

Eksperimenti, i udhëhequr nga shkencëtari i sjelljes Alex Davidson në Universitetin Queen Mary të Londrës, shënon herën e parë që Bombus terrestris ka treguar se merr vendime për kërkimin e ushqimit bazuar vetëm në kohëzgjatjen e një sinjali vizual.

“Ne donim të zbulonim nëse bletët mund të mësonin ndryshimin midis këtyre kohëzgjatjeve të ndryshme dhe ishte shumë emocionuese t’i shihnim ata ta bënin këtë”, tha Davidson.

Bletëve iu paraqitën dy drita që ndizeshin brenda një arene të vogël kërkimi ushqimi, njëra që ndizte për një kohëzgjatje më të gjatë dhe një tjetër për një më të shkurtër. Një model shkrepjeje ishte i lidhur me një ëmbëlsirë me sheqer ndërsa tjetra ishte e lidhur me një tretësirë ëtë hidhur kinine.

Në disa teste, shkrepja e gjatë zgjati pesë sekonda dhe ajo e shkurtër vetëm një sekondë. Eksperimente të tjera përdorën kohëzgjatje prej 2.5 dhe 0.5 sekondash. Pasi bletët zgjodhën vazhdimisht modelin e saktë, studiuesit i hoqën shpërblimet për të konfirmuar se kishin mësuar modelin e kohës në vend që të ndiqnin sinjalet e aromës.

Duke treguar se ato mund të dallonin midis dy kohëzgjatjeve, bletët edhe pa praninë e sheqerit vazhduan të zgjidhnin modelin e dritës që më parë lidhej me shpërblimin më shpesh sesa do të parashikonte rastësia.

“Meqenëse bletët nuk hasin stimuj të shndritshëm në mjedisin e tyre natyror, është e jashtëzakonshme që ato mundën të kishin sukses në këtë detyrë”, tha Davidson.

“Fakti që ato mund të gjurmonin kohëzgjatjen e stimujve vizualë mund të sugjerojë një zgjatje të një kapaciteti përpunimi të kohës që ka evoluar për qëllime të ndryshme, të tilla si ndjekja e lëvizjes në hapësirë ëose komunikimi”, tha ai.

Davidson shtoi se kjo aftësi për të matur kohën mund të jetë një tipar themelor i vetë sistemit nervor.