Shiten të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri – Angli
Janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri – Angli, në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Botëror 2026.
Lajmi është konfirmuar nga vetë Federata Shqiptare e Futbollit, përmes një postimi në rrjetet sociale, transmeton “Zëri”.
Ndeshja Shqipëri – Angli do të zhvillohet të dielën në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”.
Kuqezinjtë renditen në pozitën e dytë në tabelë me 11 pikë, kurse Anglia e para me 18 sosh. /Zëri