Lista e top shënuesve në Superligën e Kosovës në futsall

Pas javës së shtatë në Superligën e Kosovës, gara për top shënues sa vjen e bëhet më interesante.

Listës i prin lojtari i Drenicës, Diar Deliu me 12 gola të realizuara deri më tani, njofton Federata e Futsallit e Kosovës, transmeton "Zëri".

Në pozitën e dytë është bashkëlojtari i tjj, Shqiprim Imeri me 10 gola.

Nga 9 gola kanë Fitim Krasniqi (FC Prishtina 01) dhe Kreshnik Ibrahimi (FC Trepça) në pozitat tre dhe katër.

I pesti në listën e realizatorëve është Bryan Zapata me 8 gola. /Zëri