Trupi gjykues e pyet Hillin se kush ishte përgjegjës në UÇK

Trupi gjykues pyeti Christopher Hillin se kush ishte përgjegjës në UÇK.

Ai tha se ky ishte problemi, pasi amerikanët nuk gjenin një pikë kontakti të konfirmuar për të cilin mund të komunikonin për të ardhmen.

"Adem Demaçi fliste për rolin e tij në UÇK, por askush nuk na e konfirmoi këtë", tha Hilli.

"Problemi ynë ishte që nuk kishim një pikë kontakti me të cilin mund të komunikonim për të ardhmen. Pavarësia e Kosovës ishte më shumë slogan. Të gjithë thoshin ky ishte qëllimi", shtoi ai.