Familja e Sterlingut sheh tmerrin me sy, i hyjnë hajnat në shtëpi

Raheem Sterling u detyrua të përballej me grabitës të armatosur me thikë, të cilët hynë në shtëpi ndërsa familja e tij ishte ende brenda.

Ai dëgjoi bandën me maska që po hynte në katin e sipërm, ndërkohë që ishte duke pritur të shikonte ndeshjen Chelsea kundër Wolves të shtunën mbrëma.

Duke vepruar instinktivisht, Sterling u sigurua që partnerja e tij Paige Milian dhe fëmijët e tyre, Thiago, tetë vjeç, dhe Thai Cruz, gjashtë vjeç, të ishin të sigurt përpara se të ngjitej lart për t’u përballur me bandën.

Ai u konfrontua me ta brenda pronës dhe ata u larguan pa marrë asgjë.