Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 e 3 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet do të arrijnë në 9 e 12 gradë Celsius.
Era kryesisht do te fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit: