“Aty ku filloi padrejtësia ndaj Kosovës”, OVL UÇK-ja do të protestojë në Strasburg

Organizata e Veteranëve të Luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) mbajti mbledhjen e Këshillit Drejtues për fazën finale të përgatitjeve për protestën, e cila do të mbahet më 16 nëntor, në Strasburg.

Përmes një njoftimi, OVL UÇK-ja i fton shqiptarët që të bashkohen në këtë protestë pranë selisë së Këshillit të Evropës, në orën 13:00.

“U mbajt mbledhja e Këshillit Drejtues, në fazën finale të përgatitjeve për protestë. Ftohen të gjithë shqiptarët të bashkohen me ne në Strasburg, më 16 nëntor, ora 13:00, pranë selisë së Këshillit të Evropës, aty ku filloi padrejtësia ndaj UÇK-së dhe Kosovës”, thuhet në njoftim.