Rita Ora ndan pamje mahnitëse nga prapaskenat e kopertinës së “Re-Edition Magazine”
Rita Ora ka ndarë me ndjekësit e saj disa pamje ekskluzive nga prapaskenat e fotosesionit për kopertinën e Re-Edition Magazine.
Këngëtarja shqiptare, e njohur për stilin e saj gjithmonë unik, ka sjellë një tjetër moment të paharrueshëm nga karriera e saj artistike dhe e modës.
Në fotografitë që ajo publikoi në Instagram, Rita shfaqet me një pulovër të kuqe me detaje të veçanta dhe bikini me motive lulesh, duke kombinuar ngjyrat dhe teksturat në mënyrën që vetëm ajo di ta bëjë. Pamja është e thjeshtë, por tepër ekspresive dhe plot vetëbesim.
Në një tjetër imazh, ajo shihet e shtrirë mbi një veturë klasike të kuqe, e veshur me një fustan të kuq lëkure që i përshtatet perfekt estetikës së saj.
Me flokët e lëshuar dhe një qëndrim plot elegancë, Rita sjell një frymë të viteve të 80-ta me një prekje moderne.
Ajo e shoqëroi postimin me mbishkrimin: “Pamje nga prapaskenat e kopertinës sime për Re-Edition Magazine. Ky ka qenë një nga fotosesionet e mia të preferuara ndonjëherë”.
Me këto fjalë, këngëtarja tregoi entuziazmin e saj për këtë projekt, duke lënë të kuptohet se sesioni fotografik ka qenë një eksperiencë që e ka frymëzuar.
Reagimet nga fansat ishin të menjëhershme. Komentet e ndjekësve ishin plot lavdërime për energjinë, qëndrimin dhe guximin e saj në modë.
Rita Ora njihet për aftësinë e saj për të eksperimentuar me stilin. Nga skena muzikore deri te tapeti i kuq, ajo arrin të kombinojë elementë klasikë me trende të reja, duke krijuar pamje që bëhen virale. Edhe këtë herë, ajo tregoi se nuk ka frikë të sfidojë pritshmëritë.