Christopher Hill përmend sërish Xhavit Halitin

Christopher Hill tha në Hagë tha se takimi i parë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ndodhi në Tiranë, konkretisht me Xhavit Halitin.

Ai tha se dikush i tha për Halitin se ishte në nivel të lartë e disa të tjerë i thanë se ishte shok me personat e rëndësishëm me UÇK-në.

“Dikush më kishte thënë se ishte në nivel të lartë. Dikush më kishte thënë se ishte shok me personat e rëndësishëm në UÇK. Nuk isha i sigurt se kush kishte të drejtë, por ishte ai që përfaqësonte dëshirën për të ndjekur pistat e propozuara”, tha Hilli.

Takimin në Junik dëshmitari tha se nuk do ta quante me UÇK-në, por me bujqit që kishin vuajtur nga sulmet serbe.

Pasi përfundoi me pyetjet mbrojtja e Krasniqit, pyetjet për këtë dëshmitar i ka filluar prokurori James Pace, i cili i tha dëshmitarit se ka planifikuar rreth pesë orë për dëshminë e tij në Hagë.

Sipas dëshmitarit, në këtë takim në Junik kishte ardhur edhe një burrë me mjekër të zezë e që kishte edhe rroba ushtrie. Ai tha se ky person përfitoi nga rasti duke bërë fotografi me ata, duke përfshirë edhe Richard Hoolbroken.

Tutje, Hilli tha se Sllobodan Millosheviqi i kishte thënë Hoolbroket se nuk do të takohej më me atë pasi që ai ishte takuar me UÇK-në.

Veç kësaj, Hilli tha se Hoolbroke i kërkoi atij të shkonte në Beograd dhe të fliste me Millosheviqin. /BD