FC Prishtina 01 vazhdon me fitore, merr tri pikë në Mitrovicë

FC Prishtina 01 ka arritur fitoren e radhës, duke mposhtur si mysafir Trepçën me rezultat 7-1 në kuadër të javës së shtatë në Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë u mbyll 2-0 për kampionin aktual, ndërsa në pjesën e dytë skuadra shënoi edhe pesë gola të tjerë.

Në këtë fitore, me nga dy gola u dalluan Jeton Rukovci dhe Drilon Maxharraj, ndërsa Halim Selmanaj, Fatbardh Abazi dhe Fitim Krasniqi shtuan nga një gol secili.

Pas javës së shtatë, FC Prishtina 01 ka grumbulluar 18 pikë, kurse Trepça mbetet e teta me katër pike.