Hill: S’besoja se ekzistonte ndonjë shtab i UÇK-së, përpiqeshin të na bindnin se duhej t’i merrnim seriozisht
Christopher Hill, i dërguar special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë gjatë luftës, tha se nuk besonte se ekzistonte ndonjë shtab i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë dëshmisë në Gjykatën Speciale në Hagë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, diplomati amerikan u pyet nga Luka Mishetiq, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nëse gjatë kohës kur po përpiqeshin t’i vinin kontaktet me personat përgjegjës në UÇK besonte se ekzistonte ndonjë shtab i kësaj ushtrie guerile.
“Jo, nuk e besoja këtë gjë. Unë mendoj se më shumë ishin përpjekje që ekziston një ushtri me hierarkinë vërtikale dhe ishte thjesht një përpjekje nga ana e tyre, një orvatje për të na treguar se ne kemi struktura normale politike e ushtarake dhe se ne duhej t’i merrnim seriozisht”, tha ai.
Hill tha se ishin të frukstruar për faktin që “nuk po gjenim një person me të cilin mund të komunikonim”.