Tre persona lëndohen në një aksident mes dy veturash në Dollc të Klinës

Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 13:50 në fshatin Dollc të Klinës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Policia ka pranuar informacion se në fshatin Dollc të Klinës ka ndodhur një aksident. Tre persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Në këtë aksident ishin dy vetura të përfshira. Hetuesit e aksidenteve janë në vendin e ngjarjes për të sqaruar shkaqet e aksidentit”, ka thënë Gashi.