Hill: Isha skeptik për takimin Rugova - Millosheviq në Beograd
Hill tha se SHBA-ja e nxiti Ibrahim Rugovën të takohej me Sllobodan Millosheviqin në Beograd në vitin 1998.
“Kur ambasadori [Richard] Holbrooke shkoi në Prishtinë, unë isha me të dhe u ulëm me presidentin Rugova. Edhe pse nuk e kishim diskutuar këtë paraprakisht, ambasadori Holbrooke tha ishte ide e mirë nëse Rugova do ta takonte Millosheviqin në Beograd, sepse mendonte se ky takim do të zgjidhte shumë probleme”.
“Unë isha shumë skeptik”, tha Hilli.
I pyetur nëse takimi mes Rugovës dhe Millosheviqit kishte ndikim në imazhin që kishte Rugova te shqiptarët e Kosovës.
“Mendoj se e dëmtoi Rugovën, sepse njerëzit në Kosovë nuk mund të ndihmonte. Unë kisha rezerva se takimi mund të ndihmonte. Ai ishte shumë i shqetësuar, por nuk donte që në takimin e parë me Holbrooken të gjendej në një situatë ku refuzonte”, shpjegoi Hilli.