Takimi me Millosheviqin e dëmtoi Rugovën, kundërshtimi ndaj tij po rritej - thotë Hilli
Christopher Hill ka folur për takimin e Ibrahim Rugovës me Sllobodan Millosheviqin.
Hilli tha se ai takim e dëmtoi Rugovën.
“Mendoj se është e drejtë të themi se kjo ishte çështje analize e mendimi, për të cilën unë mund të flas. E dëmtoi Rugovën, nuk mendoj se kishte mendim të fuqishëm në Kosovë për takimin me Millosheviqin. Njerëzit nuk mendonin se takimi mund të ndihmonte. Ai ishte i shqetësuar nëse ishte ide e mirë, por nuk donte të gjendej në situatën ku refuzonte një sugjerim të tillë nga Hoolbroke. Rugova ishte udhëheqësi joformal i Kosovës dhe kundërshtimi ndaj tij po rritej, sepse kishte përshtypje që nuk po arrinte progres”, tha Hilli.