Hill: Në çështjen e Kosovës u përfshiva për herë të parë në maj 1998
Avokati i Thaçit, Lluka Misetiq, e pyeti Hillin se kur ishte përfshirë për herë të parë për zgjidhjen e tensioneve në Kosovë.
Hilli theksoi se “jam përfshirë për herë të parë në maj të vitit 1998”.
“Mora një telefonatë nga sekretarja e Shtetit e asaj kohe, Madeleine Albright, e cila më kërkoi që përveç detyrave të mia si ambasador amerikan në Maqedoni, të merrja përsipër edhe postin e të dërguarit të posaçëm në Kosovë”, tha ai.
Hilli theksoi se në rolin e tij atëkohë i raportonte Albrightit.