Përfundon numërimi në Mitrovicë të Jugut, Faton Peci del fitues me mbi 53% të votave
Procesi i numërimit të votave në Mitrovicën e Jugut ka përfunduar sot, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat zyrtare.
Dy vendvotime kishin mbetur të panumëruara gjatë natës së kaluar, ndërsa sot KQZ-ja ka konfirmuar përfundimin e numërimit të të gjitha 105 vendvotimeve.
Sipas rezultateve preliminare kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka fituar zgjedhjet me 53,47 për qind të votave, ose gjithsej 17,837 vota.
Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka marrë 46,53 për qind të votave, që përkthehet në 15,522 vota.