Adelina Ismaili xhiron videoklipin e ri në ish-vilën e Radojçiqit, nxit regime të forta

Këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili, ka prezantuar projektin e saj më të ri muzikor, i xhiruar pjesërisht në ish-vilën e Radjoçiqit, një vend me ngarkesë historike dhe politike.

Ndërsa kjo u prezentua si një përpjekje për të përcjellë mesazhe të unitetit dhe dashurisë për vendin, zgjedhja e lokacionit ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale.

Videoklipi synon të pasqyrojë diversitetin kulturor dhe natyror të rajonit, me pamje nga natyra, arkitektura dhe jeta lokale, por disa komentues e kanë interpretuar si një mesazh politik.

Adelina ka theksuar se qëllimi mbetet promovimi i harmonisë dhe vlerave kulturore, duke lënë hapësirë për interpretim artistik.

Megjithatë, projekti ka shkaktuar debat dhe po diskutohet gjerësisht, duke treguar se muzika shpesh mund të kthehet në një forum reflektimi për çështje shoqërore dhe politike. 

View this post on Instagram

A post shared by Adelina Ismaili (@adelinaofficiel)