Mjeku jep detaje për gjendjen e të lënduarit rëndë nga aksidenti në Vrellë: Kishte frakturë në kokë
Mjeku në Klinikën Emergjente të QKUK-së, Avdush Bajgora, ka treguar për Klankosova.tv për gjendjen e mbrëmshme në të cilën ka ardhur njëri prej pacientëve nga aksidenti në Vrellë.
Ai tha se nga gjendja që e ka parë mbrëmë njëri prej të lënduarve e kishte pësuar një frakturë në kokë teksa ka një lëndim edhe në abdomen.
“Njëri prej të lënduarve ka frakturë në kokë, ka lëndim edhe në abdomen”, tha Bajgora.
Bajgora tha më tej për pacientin se tani është në mjekim intensive. /klankosova