Pesë të vdekur dhe 130 të plagosur nga tornadoja që goditi Brazilin
Të paktën pesë persona u vranë dhe 130 të tjerë u plagosën të premten kur një tornado përfshiu një fshat në shtetin Parana të Brazilit jugor, thanë autoritetet lokale.
“Pesë vdekje janë konfirmuar tashmë si pasojë e tornados”, tha mbrojtja civile e Paranës në një deklaratë për AFP-në.
Sipas raportimve, tornadoja përmbysi makina dhe dëmtoi shumë shtëpi në komunën e Rio Bonito do Iguacu, në shtetin Parana.
“Agjencia e Mbrojtjes Civile të Parana-s me keqardhje njofton se pesë vdekje janë konfirmuar tashmë pas tornados” që goditi komunën e Rio Bonito do Iguaçu, tha agjencia në një deklaratë të premten. /euronews