Kinolli: Kemi 8 vota nga grupi multietnik për Glauk Konjufcën

Deputeti nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Albert Kinolli, tha se pas një marrëveshjeje të arritur me LVV-në, do të votojë për formimin e qeverisë nga mandatari Glauk Konjufca.

Deputeti Kinolli tha se janë tetë deputetë nga dhjetë sa ka grupi multietnik, që do ta votojnë Konjufcën për kryeministër.

“Ne tashmë e kemi finalizuar marrëveshjen me LVV-në dhe ne si partner të koalicionit jemi të gatshëm të japim votën për kandidatit për kryeministër, Glauk Konjufca. Ne si Grup Parlamentar multietnik i kemi 8 vota për zotin Konjufca. Edhe pse nuk janë të mjaftueshme votat tona, unë besoj se deri në afatin e përcaktuar me Kushtetutë do të gjendet një zgjidhje dhe do t’i kemi numrat e mjaftueshëm për formimin e qeverisë", tha Kinolli për rtv21, transmeton Zeri.info.