Sot do të varrosen dy vëllezërit, të vrarë në Malishevë

Driton dhe Naim Morina, dy vëllezërit që mbetën të vrarë në fshatin Golluboc të Malishevës, do të varrosen sot në orën 16:00.

Lajmi u bë i ditur përmes rrjeteve sociale nga familjarët e viktimave.

Vëllezërit dyshohet se u vranë nga Astrit Isufi, i cili u arrestua sot nga Policia e Kosovës dhe aktualisht po trajtohet në QKUK.