Arijon Ibrahimoviq nuk do të vijë në nëntor te Kosova, merr ftesë nga Gjermania

Sulmuesi Arijon Ibrahimoviq, që pritej të ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës për muajin nëntor, ka marrë ftesë nga Gjermania U-21.

Anësori i Heidenheimit po shkëlqen në Bundesligë, pavarësisht rezultateve të dobëta të klubit gjerman, duke qenë ndër lojtarët më të rëndësishëm këtë edicion aktualisht.

Edhe pse u raportua vazhdimisht se Ibrahimoviqi më në fund i ka thënë “po” Kosovës, duket se një situatë e tillë nuk është e vërtetë.

Gjermania U-21 ka bërë publike listën e të ftuarve për dy ndeshjet e nëntorit, ku është përzgjedhur edhe vetë lojtari nga Prizreni.

Përndryshe, Gjermania U-21 këtë herë nuk e ka ftuar fare anësorin e Brightonit Brajan Gruda.

Kujtojmë se Kosova do ta bëjë pas pak orësh listën e të ftuarve të Franco Fodës për dy ndeshjet e nëntorit.