Vjedhje e rëndë në një fshat të Gjakovës, vidhen stoli e para
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të enjten në fshatin Sheremet të Gjakovës.
Pronari i shtëpisë ka njoftuar Policinë se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme.
“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, për të cilin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri