Vdes fëmija njëvjeçar në Spitalin e Pejës, prindi akuzon stafin për trajtim të pandërgjegjshëm

Një foshnjë ka vdekur të enjten në Spitalin Rajonal të Pejës.

Rasti është hapur si trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor, ndërsa babai i foshnjës i ka thënë Policisë se një ditë më parë e kishte dërguar për trajtim në spitalin e njëjtë dhe pas trajtimit ishte liruar në shtëpi, transmeton Zeri.info.

Policia thotë se janë duke hetuar rastin.

Raporti i plotë:

Rr. “Nënë Tereza”, Pejë, 06.11.2025 – 08:50. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se fëmija i tij, rreth një vit e gjysmë, pasi e kishte dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për shkak se kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, ka vdekur. Sipas ankuesit, ai edhe më datën 05.11.2025 fëmijën e kishte dërguar për trajtim në spitalin e njëjtë dhe pas trajtimit ishte liruar në shtëpi. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.