Rrahmani në dyshime për ndeshjet e nëntorit, flet trajneri i Spartas

Trajneri i klubit që e drejton Albion Rrahmanin në ligën çeke, Brian Priske, ka shpjeguar arsyen e zëvendësimit të sulmuesit kosovar në ndeshjen e fundit.

Ai theksoi se Rrahmani po kalonte një infeksion dhe kishte marrë antibiotikë, duke shtuar se, megjithëse ndihej mirë para ndeshjes, nuk ishte në formën e duhur për të vazhduar lojën. Priske theksoi se zëvendësimi i tij ishte i nevojshëm për shkak të gjendjes fizike.

Ky zëvendësim i Rrahmanit vë në dyshim paraqitjen e tij për ndeshjet e nëntorit ku përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë kundër Sllovenisë dhe Zvicrës për kualifikimet e Botërorit 2026.