I dyshuari për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve në Malishevë është nga Drenasi
I dyshuari për vrasjen e dyfishtë të dy vëllezërve nga fshati Gollubovc, që tronditi sot Malishevën, është nga Drenasi.
Sipas informacioneve të para, personi që dyshohet se i privoi nga jeta dy vëllezërit është arratisur nga vendi i ngjarjes.
Të njëjtat burime kanë njoftuar se Policia ka gjetur një armë, që nuk dihet akoma nëse është përdorur nga i dyshuari për ta kryer veprën.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjakovë, ndërsa për detajet e reja Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar. /klankosova