Detaje nga krimi në Malishevë, dy vëllezërit dyshohet se i vrau dhëndri
I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në fshatin Gollubovc të Malishevës dyshohet se është dhëndri i tyre.
Kështu kanë bërë të ditur burime nga klankosova, të cilat njoftuan gjithashtu se i njëjti është nga një fshat i komunës së Drenasit.
Të njëjtat burime kanë thënë se në vendin e ngjarjes është gjetur një armë.