Përparim Rama: Kemi hequr taksën për tokat bujqësore, një barrë më pak – nuk ndalemi
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Komuna ka hequr taksën për tokat bujqësore.
Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo është një barrë më pak për qytetarët dhe mbështetje për pronarët e tokave.
“Kemi hequr taksën për tokat bujqësore, një barrë më pak për qytetarët, një mbështetje më shumë për pronarët e tokave dhe zhvillimin e ekonomisë lokale”, shkroi Rama.
“Nuk ndalemi”, tha ai.