Arrestohet prizrenasi që dyshohet se bashkëjetonte me një 15-vjeçare

Një person është arrestuar, pasi dyshohet se ishte duke bashkëjetuar me një vajzë të moshës së mitur.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Jonit” në Prizren, ku aty është gjetur 15-vjeçarja, e cila dy ditë më parë nga familja e saj është raportuar si person i zhdukur.

“ I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri