Kush është gruaja e kryetarit të zgjedhur të bashkisë së New Yorkut, Zohran Mamdani?

Në moshën 28-vjeçare, Rama Duwaji do të jetë zonja e parë më e re që ka pasur ndonjëherë qyteti i New Yorkut, e vënë në qendër të vëmendjes pasi bashkëshorti i saj, Zohran Mamdani, fitoi garën për kryetar bashkie të martën në mbrëmje.

Dhe në fjalimin e tij të fitores, kryetari i zgjedhur i bashkisë i bëri një përshëndetje të veçantë gruas së tij që qëndronte pranë tij, shkruan BBC.

“Dhe për gruan time të mrekullueshme, Rama, hayati”, tha ai, duke përdorur fjalën arabe për “jetën time”.

“Nuk ka askënd që do të preferoja të kisha pranë në këtë moment dhe në çdo moment.”

Duwaji është një artiste me origjinë siriane me bazë në Nju Jork, puna e së cilës shpesh eksploron temat e Lindjes së Mesme.

Punimet e saj janë shfaqur në BBC News, si dhe në The New York Times, The Washington Post, Vice dhe në muzeun Tate Modern të Londrës.