Shkrumbohet nga flakët vetura brenda tunelit në aksin Kardhiq-Delvinë në Gjirokastër [video]
Në orën 20:10, Drejtoria e MZSH Gjirokastër u njoftua nga Policia e Shqipërisë se në tunelin e Skërficës kishte marrë flakë një automjet.
Menjëherë nga shërbimi zjarrfikës u nis drejt vendngjarjes një automjet zjarrfikës me ekipin e ndërhyrjes.
Me mbërritjen në vendngjarje u konstatua se automjeti tip Volkswagen ishte përfshirë plotësisht nga flakët dhe ndodhej në brendësi të tunelit, në mes të tij.
Ekipi i zjarrfikësve ndërhyri me shpejtësi për shuarjen e flakëve.
Pas ndërhyrjes, u bë e mundur shuarja e plotë e zjarrit, ndërsa automjeti u dogj plotësisht.
Për fat të mirë nuk pati dëme të tjera materiale apo në njerëz.