Kenia, zbulohen vegla guri rreth 2.5 milionë vjeçare
Gjatë gërmimeve arkeologjike në Kenia janë zbuluar vegla guri që datojnë afërsisht 2.5 milionë vjet më parë.
Zbulimi besohet se tregon që speciet e hershme njerëzore (homininët) që jetonin në atë kohë zotëronin aftësinë për shpikje dhe prodhim. Gjatë 10 viteve gërmime në lokalitetin arkeologjik Namorotukunan, pranë liqenit Turkana në veriperëndim të vendit, studiuesit zbuluan mbi 1.300 vegla prej guri të formësuara duke u gdhendur.
Sipas shkencëtarëve, veglat prej guri, që datojnë afërsisht 2.44 deri në 2.75 milionë vjet më parë, janë ndër shembujt më të vjetër të njohur të traditës Oldowan, teknikës së parë të njohur të prodhimit të veglave prej guri në historinë e njerëzimit.
Veglat prej guri tregojnë se speciet e hershme njerëzore që jetonin gjatë së njëjtës periudhë zotëronin aftësinë për të shpikur dhe prodhuar. Veglat ishin shumëfunksionale, të ngjashme me “briskun zviceran” dhe rrisnin aftësinë e tyre për t’u përshtatur me ndryshimet mjedisore dhe kushtet e ashpra klimatike.
Dr. Dan Palcu Rolier thotë se veglat prej guri janë bërë me mjeshtëri të jashtëzakonshme.
“Ne përballemi me një nivel vërtet të pabesueshëm mjeshtërie. Këta njerëz ishin vëzhgues jashtëzakonisht të kujdesshëm. Ata dinin si të zgjidhnin gurët më të përshtatshëm. Disa nga veglat janë aq të mprehta sa mund të na prisnin duart”, tha ai.
Rezultatet e hulumtimit u botuan në revistën “Nature”.