Mozzik: Kadri Veseli, zemra e një kombi që nuk dorëzohet

Në pesëvjetorin e arrestimit të katërshes së UÇK-së, ka reaguar edhe reperi Mozzik.

Ai ndau me ndjekësit e tij një fotografi me ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, me të cilin ka një shoqëri të ngushtë tash e disa vjet, duke thënë se ai është “zemra e një kombi që nuk dorëzohet”.

“5 vite në burg, por asnjë ditë pa dinjitet”, ka shkruar artisti mbi imazhin e realizuar gjatë kohës së pandemisë.