Kishte dy plagë, shtetasi i huaj kërkon ndihmë mjekësore në Gjakovë
Një shtetas i huaj ka kërkuar mbrëmë ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë.
Sipas Policisë, i njëjti kishte dy plagë, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë.
Viktima me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar në QKUK.
Rasti është duke u hetuar.