Dy cilësime në Windows 11 mund ta ngadalësojnë kompjuterin tuaj, ja si ta rregulloni këtë

Nëse ju duket se Windows 11 po punon më ngadalë se më parë, ndoshta problemi nuk është te hardueri, por te vetë sistemi.

Sipas portalit Neowin, dy cilësime që janë të aktivizuara automatikisht në Windows 11 mund të ndikojnë ndjeshëm në performancën e kompjuterit tuaj.

I pari në listë është sinkronizimi automatik i shërbimit OneDrive. Kjo funksion bën vazhdimisht kontrollin dhe përditësimin e skedarëve midis kompjuterit dhe ruajtjes në cloud, gjë që mund ta ngarkojë procesorin dhe lidhjen e internetit – sidomos në pajisje më të dobëta ose kur ka shumë skedarë për t’u sinkronizuar.

Fajtori i dytë janë efektet vizuale të ndërfaqes, si animacionet, dritaret gjysmë të tejdukshme dhe hijet, të cilat i japin Windows-it një pamje moderne, por konsumojnë më shumë kujtesë (RAM) dhe burime grafike. Në kompjuterët me më pak RAM (veçanërisht nën 8 GB), kjo mund të shkaktojë ngadalësim të dukshëm.

Microsoft ka konfirmuar se këto cilësime mund të ndikojnë në performancë dhe u rekomandon përdoruesve t’i përshtatin sipas nevojave të tyre.

Ndërprisni përkohësisht sinkronizimin e OneDrive kur punoni me programe të rënda.

Në cilësimet e sistemit, hapni opsionin “Adjust the appearance and performance of Windows” dhe çaktivizoni efektet vizuale që nuk ju nevojiten.

Përditësoni rregullisht drejtuesit (driverët) dhe kontrolloni cilat aplikacione funksionojnë në sfond.

Këto ndryshime të thjeshta mund ta përshpejtojnë kompjuterin tuaj pa asnjë kosto shtesë dhe mund t’i zgjasin jetën e përdorimit, sidomos nëse përdorni një pajisje më të vjetër.