Moment që u kap nga kamera: Alexis Mac Allister shënon dhe imiton festimin ikonik të Trent Alexander-Arnold

Liverpooli më në fund e theu ngërçin në minutën e 60-të të ndeshjes ndaj Real Madridit, kur Alexis Mac Allister shënoi me kokë pas një goditjeje të saktë dënimi nga Dominik Szoboszlai.

Harkimi preciz i Szoboszlait gjetën mesfushorin argjentinas në zonë, i cili reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme – me një goditje të pastër me kokë që kaloi përtej portierit Thibaut Courtois, duke i dhënë epërsinë “Reds”.

Pas golit, Mac Allister festoi me një gjest simbolik, duke rikrijuar festën e Trent Alexander-Arnold, që këtë herë e drejtoi me humor drejt bankinës së Real Madridit, aty ku Trent ishte ulur.

Kamerat kapën edhe reagimin e Alexander-Arnold, i cili ishte në bankë në ato momente dhe u fut vetëm në minutat e fundit. 

Goli ishte një moment që solli buzëqeshje në “Anfield” dhe vulosi një fitore të rëndësishme për Liverpoolin në Ligën e Kampionëve.