Konsultimet në Presidencë, Osmani pas Kurtit takon edhe Krasniqin e Abdixhikun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së martë ka zhvilluar një sërë takimesh me liderët politikë të vendit.

Pas takimit që kishte në mëngjes me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, ajo pasdite ka zhvilluar takim me liderët e partive opozitare.

Siç mëson Telegrafi, Osmani pak orë më parë është takuar me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi, ndërsa aktualisht po zhvillon takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.