Kosova ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Italia

Kosova ka marrë vendim që të ndaloj importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Italia.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka njoftuar se duke iu referuar raportit e fundit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (ËOAH) dhe Raportin e Komisionit Evropian, të datës 04.11.2025, njofton se në shtetin e Italisë është e pranishme sëmundja Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1, në ferma komerciale dhe në shpezët e egra në Regjionin Emilia-Romagna dhe Lombardia të Shetit të Italisë.

“Në përputhje me dispozitat përkatëse të legjislacionit në fuqi dhe në zbatim të masave parandaluese për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore në Republikën e Kosovës, AUV vendos si vijon:

Ndalohet importi i kafshëve të gjalla, shpezëve dhe i produkteve të tyre të cilat e kanë origjinën nga zonat e infektuara të shtetit të Italisë, përveq nëse e kanë origjinën nga fermat e pa prekura me sëmundjen në një rreth prej 50 km. largësi nga zonat e prekura”.

“Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në vlerësimin e mëtejshëm të situatës nga autoritetet përkatëse ndërkombëtare dhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës (AUV)”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vazhdonë ta monitorojë me kujdes situatën epidemiologjike dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje. Publiku dhe operatorët ekonomikë do të informohen me kohë për çdo ndryshim eventual. /Zëri