Basha: Opozita t’i thërrasë arsyes dhe ta votojë Konjufcën për kryeministër
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ku edhe u mandatua Glauk Konjufca për mandatar për kryeministër, ka bërë thirrje të iket nga zgjedhjet e reja dhe se populli nuk e ka luksin që të shkojë edhe në një palë zgjedhje, raporton Ekonomia Online.
“T’u ikim zgjedhjeve për shkak që ky popull nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje dhe e dyta e kemi buxhetin e shtetit, kemi buxhetin e tri komunave dhe gjithashtu i kemi mbi 700 punonjës të RTK-së që i presin pagat e tyre dhe për këtë na duhet një kuvend dhe qeveri funksionale për të vazhduar sa më shpejt. Urime, uroj dhe shpresoj që opozita t’i thërrasë arsyes dhe ta votojë Konjfucën për kryeministër”, tha Basha.