Kurti e propozon veten për ministër të Jashtëm

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas propozimit të Glauk Konjufcës si mandatar i dytë, tha se do t’i ndërrojnë vendet.

Duke iu referuar postit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, pozitë kjo në të cilën ishte propozuar Konjufca.

“Unë e marr vendin e Glaukut e Glauku timin”, është shprehur ai.